Bindja E Nevojshme

Bindja E Nevojshme

Sepse Zoti ndreq atë që do; dhe fshikullon çdo bir që ai pranon. —Hebrenjve 12:6

Nuk dua të humbas bashkësinë me Zotin. Kam nevojë për Të që të përballoj çdo ditë të jetës time.

Jam kaq mirënjohëse për bindjen e Frymës së Shenjtë. Ai më tregon nëse po bëj diçka që e dëshpëron Perëndinë ose ndërhyn në komunikimin dhe marrëdhënien tonë. Ai më bind për atë që është e drejtë.

Perëndia na do më tepër nga sa ne mund të duam fëmijët tanë dhe në dashurinë e Tij, Ai na disiplinon. Ai na tregon kur jemi në rrugën e gabuar. Nëse është e nevojshme, Ai mund të na thotë në pesëmbëdhjetë mënyra të ndryshme vetëm për të tërhequr vëmendjen tonë.

Mesazhi i Tij i bindjes është kudo. Ai do që ne ta dëgjojmë sepse Ai na do. Nëse ne këmbëngulim në rrugët tona, Ai do të mbajë bekimet dhe privilegjet nga ne sepse do që ne të rritemi për të pasur më të mirën në jetën tonë.

Mbani mend, nëse dorëzoheni në bindje, do t’ju ngrejë lart dhe largojë nga mëkati. Do t’ju drejtojë tek zemra e Perëndisë.

Lejoni bindjen t’ju ngrejë në një nivel të ri në Perëndinë. Mos i rezistoni, por pranojeni!


Lutje

Zot, e di që Ti më do dhe do më të mirën për mua. Faleminderit që më ndreq dhe disiplinon kur unë mëkatoj apo bëj gabime. Unë dua të jem afër Teje sa më shumë që është e mundur. Të lutem më ndihmo të mos lejoj asgjë të ndërhyjë mes meje dhe Teje. Unë të dua!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon