Qëllimisht Në Paqe

Qëllimisht Në Paqe

Paqen po ju lë, paqen time po jua jap… —Gjoni 14:27

Kur Jezusi u largua nga kjo botë, Ai tha që po na linte paqen e tij. Vendimi që ne duhet të bëjmë është nëse do të zgjedhim të jetojmë në paqen që Ai na ka lënë.

Djalli punon fort për t’ju mërzitur. Përse? Sepse ai e di që nëse nuk qëndroni në paqe, nuk mund të dëgjoni nga Perëndia.

Nëse vëzhgoni jetën tuaj, do të habiteni se sa herë në javë Satani mundohet të nisë një sulm ndaj jush me qëllim që të vjedhë paqen tuaj. Kur unë e pashë këtë, Perëndia më tha në frymë: “Xhojs, nëse djalli e do paqen tënde kaq shumë, atëherë duhet të ketë diçka shumë të fuqishme kur je në paqe.”

Është e vërtetë! Kur djalli përpiqet të vjedhë paqen time, unë e shijoj të mbahem fort aty, duke ditur që po marr më të mirën. Kjo nuk do të thotë që nuk mërzitem, por që mund të bëj diçka pozitive për këtë, unë mund të kontrolloj veten dhe të jem qëllimisht në paqe.

Kur jemi qëllimisht në paqe, është diçka që po e bëjmë për veten. A do të zgjidhni paqen e Perëndisë?


Lutje

Zot, faleminderit që ke siguruar paqe për mua. Kur djalli mundohet të vjedhë paqen time, më zbulo planet e tij për mua. Unë nuk do të lejoj që ai të vjedhë paqen time. Unë do të qëndroj i themeluar në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon