Merr Falje, Jo Dënim

Merr Falje, Jo Dënim

Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. —1 Gjoni 1:9

Kemi nevojë për falje çdo ditë të jetës tonë. Fryma e Shenjtë ndez alarmin brenda zemrës tonë që të dallojmë mëkatin dhe na jep fuqinë e gjakut të Jezusit për të na pastruar vazhdimisht nga mëkati dhe të na mbajë të qëndrueshëm me Perëndinë.

Nëse jemi të mbushur me dënim, të jemi të sigurt që nuk është prej Perëndisë. Ai dërgoi Jezusin të vdesë për ne, të paguajë çmimin për mëkatet tona. Jezusi mbajti mëkatet tona dhe dënimin në kryq (shih Isaia 53).

Kur Perëndia e thyen barrën e mëkatit, Ai largon edhe fajin. Ai është besnik dhe i drejtë të falë gjithë mëkatet tona dhe të na pastrojë vazhdimisht nga gjithë padrejtësitë (shih 1 Gjoni 1:9).

Djalli e di që dënimi dhe turpi na largojnë nga afërsia me Perëndinë në lutje, që ne të marrim falje dhe të shijojmë bashkësinë intime me Të.

Të ndihemi keq për veten apo të besojmë që Perëndia është i inatosur me ne, na ndan nga prania e Tij. Ai nuk do t’ju lërë asnjëherë, prandaj mos u largoni nga Ai për shkak të dënimit. Pranoni faljen e Tij dhe ecni me Të.


Lutje

Perëndi, faleminderit që më tregon se dënimi nuk është prej Teje. Sot, unë pranoj faljen tënde. Ti më ke pastruar nga çdo mëkat që unë të jetoj në drejtësi me Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon