Sepse Perëndia nuk na ka dhënë një frymë frike (frikacakë dhe të strukur), por (frymë) force, dashurie dhe mendjekthjelltësie. —2 Timoteut 1:7
Ka një frikë lodhëse që Satani mundohet të vendosë brenda nesh çdo ditë. E quaj këtë frikë “gënjeshtra që shfaqet si e vërtetë.” Mundohet të na largojë nga fuqia, dashuria dhe mendjekthjelltësia që Perëndia na ka dhënë.
Ndonjëherë e mendojmë frikën si një emocion, por është në fakt një frymë. Frika është vegla e preferuar e Satanit dhe gjithmonë i ngacmon të kishterët më frikë.
Jezusi tha: “çdo gjë është e mundshme për atë që beson.” (Marku 9:23). Një besimtar i flaktë për Shkrimin, i patrembur, është frika më e madhe e armikut!
Thuhet që frika është e kundërta e besimit dhe kjo është e vërtetë. Nuk mund të jetojmë në besim dhe frikë në të njejtën kohë. Frika na paralizon dhe na mban larg premtimeve të Perëndisë. Na mban larg bindjes ndaj Perëndisë për atë që na ka thirrur të bëjmë.
Mund të përballim frikën me kokën lart me anë të fuqisë së besimit. Duhet të shpallim Fjalën e Perëndisë dhe të urdhërojmë frikën të largohet.
Kur frika troket në derën tuaj, lini besimin të përgjigjet!
Lutje
Zot, më hap sytë të kuptoj kur po përballem me “gënjeshtrën që shfaqet si e vërtetë.” E di që me ndihmën tënde, unë mund të përgjigjem me fuqinë e besimit dhe të largoj frikën.