Duajini Të Gjithë Në Mënyra Të Ndryshme

Duajini Të Gjithë Në Mënyra Të Ndryshme

Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme; veprat e tua janë të mrekullueshme dhe unë e di shumë mirë këtë gjë. —Psalmi 139:14

Bibla thotë që jemi krijuar në mënyrë të mrekullueshme. Perëndia shpenzoi kohë dhe ushtroi krijimtarinë e Tij në secilin prej nesh. Prandaj Ai nuk na ka krijuar të gjithëve ekzaktësisht njësoj, apo jo?

Fatkeqësisht, ndonjëherë ne përpiqemi të duam të tjerët sikur të ishin të gjithë njësoj.

Do të kuptoni që jo të gjithë njerëzit kanë nevojë për të njejtën gjë nga ju. Për shembull, një nga fëmijët tuaj mund të ketë nevojë të kalojë më tepër kohë me ju sesa të tjerët. Një mik mund të ketë nevojë për një inkurajim të shpeshtë më shumë se një mik tjetër. Disa njerëz kanë nevojë për forma të ndryshme të dashurisë.

Respektimi i preferencave dhe mendimeve personale është gjithashtu shumë e rëndësishme. Njerëzit egoistë presin që të gjithë do të jenë si ata, por dashuria respekton ndryshimet tek njerëzit. Nëse Perëndia do të donte që ne të gjithë të ishim njësoj, nuk do të na kishte dhënë gjurmë të ndryshme. Unë besoj që ne jemi krijuar të barabartë por të ndryshëm.

Ne të gjithë kemi dhunti dhe talente të ndryshme, pëlqime të ndryshme, qëllime dhe motivime të ndryshme në jetë. Një person me dashuri, i respekton dhe inkurajon ndryshimet tek të tjerët.


Lutje

Perëndi, më ndihmo të vlerësoj ndryshimet tek të tjerët dhe pastaj t’i dua ata ashtu siç janë. Ne jemi krijuar në mënyrë të mrekullueshme. Faleminderit për krijesën e mrekullueshme të çdo personi që ke vendosur në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon