Zhvilloni Potencialin Tuaj Dhe Bëni Diçka Tani

Zhvilloni Potencialin Tuaj Dhe Bëni Diçka Tani

Dhe çdo gjë që të bëni, bëjeni prej shpirtit, si për Zotin dhe jo për njerëzit. —Kolosianëve 3:23

Ju mund të dini që Perëndia ju ka krijuar me potencial të madh, por nuk mbaron këtu. Duhet të zhvilloni potencialin tuaj.

Unë besoj që shumë njerëz nuk janë të lumtur sepse nuk po bëjnë asgjë për të zhvilluar potencialin e tyre. Nëse doni të shikoni potencialin tuaj të zhvillohet plotësisht, mos prisni derisa gjithçka të jetë përfekte. Bëni diçka tani. Shtrijeni dorën në çfarëdo që është përballë jush.

Duhet t’i jepni formë potencialit tuaj duke bërë diçka me të. Nëse keni një dëshirë në zemër për të provuar një mundësi të re, atëherë ndaloni dhe zbuloni nëse Perëndia ju ka dhënë dhunti për atë gjë. Nuk do të zbuloni asnjëherë gjithçka për të cilën jeni të aftë të bëni nëse asnjëherë nuk provoni.

Dua t’ju inkurajoj t’i rezistoni frikës kur po ndërmerrni një hap besimi për të zhvilluar potencialin tuaj. Dashuria e përsosur e Perëndisë e largon frikën, prandaj nuk keni përse të jetoni të paralizuar nga frika e dështimit apo gabimit. Mund të duket e sigurt të qëndroni në zonën tuaj të rehatisë, por nuk do të keni sukses në zhvillimin e potencialit tuaj më të madh apo të ndiheni të përmbushur në atë që po bëni. Merrni një vendim për të bërë një hap në atë që Perëndia po ju drejton.

Jeni plot me potencialin e dhënë nga Perëndia dhe Ai do që të bëjë më tepër përmes jetës tuaj nga sa ju mund të imagjinoni. Kjo kërkon bashkëpunim. Hidhni nja hap dhe shërbejini Atij me gjithë zemrën tuaj.


Lutje

Zot, unë dua të të shërbej Ty me gjithë zemër në gjithçka që bëj. Faleminderit që më inkurajon të hedh një hap dhe të zhvilloj potencialin e madh që ke vendosur brenda meje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon