A e Do Atë? Bindu

A e Do Atë? Bindu

Nëse më doni, mbani urdhërimet e mia. (GJONI 14:15)

Në vargun për sot, Jezusi thotë se ne e demonstrojmë dashurinë tonë për Të duke iu bindur asaj që thotë. Sa herë që mendoj rreth të dëgjuarit prej Perëndisë, më kujtohet fakti që nuk mund ta dëgjojmë qartë nëse nuk i bindemi në atë që tashmë dimë se duhet ta bëjmë. Nëse nuk bindemi, do të ndihemi fajtorë (shiko 1 e Gjonit 3:20-24).

Qëllimet e një të krishteri duhet të ndryshojnë nga qëllimet e një jobesimtari. Ata që nuk i shërbejnë Perëndisë dëshirojnë para, pozitë, fuqi dhe zotërime, por si të krishterë, qëllimi ynë primar duhet të jetë t’i bindemi dhe t’i japim lavdi Perëndisë. Kam shkuar në kishë për shumë vite pa i kushtuar shumë vëmendje bindjes ndaj Perëndisë. Ndiqja një formulë fetare duke shpresuar se do të më bënte të pranueshme për Perëndinë, por nuk isha zotuar plotësisht të udhëhiqesha çdo ditë nga parimet e Tij. Dorëzoja gjithë jetën tënde Perëndisë dhe fto Frymën e Shenjtë si Mësues për jetën. Bëj më të mirën për t’iu bindesh udhëzimeve të Tij, dhe kur dështon, kërko falje dhe nisja nga fillimi. Mos e harxho kohën dhe energjinë duke u ndjerë fajtor, sepse me Krishtin gjithmonë mund t’ia nisim nga fillimi. Lutu për bindje, studioje Atë dhe ndiqe aktivisht çdo ditë. Në këtë mënyrë demonstrojmë dashurinë që kemi për Perëndinë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqemi të mos gabojmë, kjo ka për të ndodhur gjithsesi, për aq kohë sa refuzojmë të dorëzohemi do t’i arrijmë qëllimet tona.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon