Marrim dhe japim Fjalën

marrim dhe japim Fjalën

…gjërat që më kanë ndodhur ndihmuan më shumë për përparimin e ungjillit, dhe pjesa më e madhe e vëllezërve në Zotin, të inkurajuar nga vargonjtë e mi, kanë marrë më shumë guxim ta flasin pa frikë fjalën e Perëndisë. – Filipianëve 1:12, 14

Ndonjëherë ne vuajmë nga sulmet e armikut për shkak të përfshirjes tonë me Fjalën e Perëndisë. Marku 4:17 flet përata që e dëgjojnë Fjalën dhe durojnë për pak…pastaj, kur bëhet shtrëngim a përndjekje për fjalën, menjëherë skandalizohen (zhgënjehen, përçmojnë).

Satani e di që Fjala do tëna fuqizojë dhe kërkon ta ndalojë përpara se të përhapet tek të tjerët. Pra, është e rëndësishme të ruani Fjalën në zemrën tuaj dhe t’i rezistoni djallit kur ai vjen që ta vjedhë prej jush. Kur ta bëni, sprovat që armiku sjell do t’ju ndihmojnë të sillni të tjerët tek Zoti.

Apostulli Pal tha që Perëndia e lejoji atë të kalonte shumë gjëra thejsht sepse ndihmonte të tjerët të besonin në Zotin dhe të guxonin ta shpallnin ungjillin pa frikë.Edhe gjatë burgimit të Palit, qëndrueshmëria e tij dhe aftësia e tij për t’u përdorur nga Perëndia ishte e dukshme.

Nëse po u shërbejmë të tjerëve, do të përballemi me rrethana të ndryshme. Nëse qëndrojmë me besim në Perëndinë, Ai do të na çojë në fitore dhe ne do të jemi një inkurajim i madh për të tjerët në proces.


Lutje

Perëndi, unë dua të jetoj me Ty dhe Fjalën Tënde çdo ditë. Kur sprovat të afrohen, unë lutem që Ti do t’i përdorësh për të më bërë më të fortë dhe të përhap Fjalën Tënde tek ata rreth meje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon