Rezistojini të ligut dhe ngazëlleni në Zotin

rezistojini të ligut dhe ngazëlleni në Zotin

Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni! – Filipianëve 4:4

Dëshpërimi përkufizohet si “uri; të qënit në gjendje të ulët; gjendje trishtimi; brengosje.” Një shkak i përbashkët idëshpërimit nuk janë rrethanat tona apo vendi ku jemi, por sjellja se ku e gjejmë ne veten. Prandaj djalli kërkon t’ju bëjë të ndiheni të pa vlerë dhe të refuzuar.

Nëse nuk e lejoni djallin t’ju mahnisë me atë që ai bën, atëherë ai nuk mund t’ju shtypë; dhe nëse ai nuk mund t’ju shtypë, atëherë ai nuk mund t’ju dëshpërojë.

Mendoj se një nga mënyrat për t’i rezistuar djallit dhe të arrini fitore mbi dëshpërimin është të lejoni Frymën e Shenjtë t’ju drejtojë në një kohë ngazëllimi. Armiku do që të përqëndroheni në një pikëpamje negative dhe t’ju vijë keq për veten, por Fryma e Shenjtë do që të shikoni gjërat pozitive dhe tëngazëlleni!

Filipianëve 4:4 thotë të gëzoheni gjithnjë në Zotin. Kur përqëndrohemi te Perëndia, të gëzohemi tek Ai, dëshpërimi nuk mund të zërë vend në ne. Prandaj, herën tjetër që armiku të përpiqet t’ju bëjë të ndiheni të ulët apo të trishtuar, zgjidhni të ngazëlleni në Zotin!


Lutje

Perëndi, ti je i mrekullueshëm dhe mahnitës, prandaj unë mund të ngazëllej në Ty gjithmonë. Dëshpërimi nuk ka vend në jetën time sepse jam i mbushur me Ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon