A Po E Dëgjoni Atë?

A Po E Dëgjoni Atë?

Për këtë kemi shumë për të thënë, por vështirë për t’u shpjeguar, sepse u bëtë të ngathët [frymërisht]në dëgjim [madje dembelë në arritjen e depërtimit frymëror]. (HEBRENJVE 5:11)

A keni takuar ndonjëherë dikë që bën pyetje, por kurrë nuk e merr mundimin të dëgjojë përgjigjet ose ndoshta i përgjigjet vetë pyetjeve të tij? Është e vështirë të bisedosh me një njeri të tillë, që nuk të dëgjon. Unë jam e sigurtë që Perëndia nuk i flet njerëzve që kanë një qëndrim të tillë. Nëse ne nuk dëshirojmë ta dëgjojmë Atë, Ai do të gjejë dikë tjetër që mezi pret të dëgjojë atë që Ai ka për të thënë.

Hebrenjve 5:11 na paralajmëron që ne do të humbasim mësimin e parimeve të jetës nëse nuk kemi një qëndrim dëgjues. Një qëndrim dëgjuesi do t’i mbajë zemrat tona larg shurdhimit. Një person që ka një qëndrim dëgjues nuk është dikush që do të dëgojë nga Perëndia vetëm kur ai apo ajo është në telashe ose në nevojë për ndihmën e Perëndisë, por dikush që dëshiron të dëgjojë çfarë Ai ka për të thënë për çdo aspekt të jetës.

Kur ne presim që një qënie njerëzore të thotë diçka, ne i kushtojmë vëmendje atij personi; veshët tanë janë gati të dëgjojnë zërin e tij ose të saj. E njëjta gjë është e vërtetë në marrëdhënien tonë me Perëndinë; ne duhet të jetojmë çdo ditë me pritshmëri të plotë për dëgjuar nga Perëndia dhe për t’i vënë veshin zërit të Tij.

Jezusi tha që njerëzit kanë veshë për të dëgjuar dhe nuk dëgjojnë, dhe kanë sy për të parë, por nuk shohin (shikoni Mateu 13:9‑16). Ai nuk po fliste për dëgjimin fizik dhe për aftësitë e shikimit, por për veshët dhe sytë frymërorë, të cilat i marrim kur lindemi në Mbretërinë e Perëndisë. Veshët tanë frymërorë janë veshët që ne përdorim kur dëgjojmë zërin e Perëndisë. Ne jemi të pajisur të dëgjojmë nga Perëndia, por ne duhet të besojmë që ne mund të dëgjojmë prej Tij. Të gjitha premtimet e Perëndisë bëhen një realitet në jetët tona përmes besimit, ndaj fillo të besosh sot që ti mund të dëgjosh nga Perëndia.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Përdor veshët e tu frymërorë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon