Leje për t’u gjallëruar

leje për t’u gjallëruar

Dhe do të këndojnë rrugët e Zotit, sepse e madhe është lavdia e Zotit. – Psalmeve 138:5

Unë kam qënë shumë e merakosur. Merakosesha si silleshin apo dukeshin fëmijët e mi. merakosesha si dukej shtëpia ime, si dukesha unë dhe çfarë mendonin njerëzit për ne. Merakosesha që bashkëshorti im të ndryshonte e të bëhej njeriu që unë mendoja se duhet të ishte. Unë nuk mund të mendoj për asgjë për të cilën nuk merakosesha. Çfarë kisha nevojë vërtetë ishte që të lejoja veten të gjallërohesha!

Unë nuk dija si t’i besoja Perëndisë çdo ditë timen. Nuk kisha balancë në asgjë. Unë nuk e kisha kuptuar akoma që gëzimi dhe kënaqësia janë të nevojshme në jetën tonë, pa to ne nuk mund të jemi të shëndetshëm frymërisht, mendërisht, emocionalisht apo fizikisht! Në fakt, gëzimi është kaq i nevojshëm sa Perëndia u sigurua ta vendoste në Bibël. Ai na urdhëron të gëzojmë.

Dhurata më e mirë që mund t’i jepni familjes dhe botës është një person i shëndetshëm, dhe nuk mund të jeni të shëndetshëm nëse gëzimi nuk është një pjesë e pandarë e jetës tuaj. Sot, ndryshoni gjithë atmosferën në jetën tuaj me anë të gëzimit. I jepni vetes tuaj leje të gjallëroheni!


Lutje

Frymë e Shenjtë, mos më lejo të merakoshëm. Më ndihmo të kujtohem t’i lejoj vetes të gjallërohem dhe të gëzoj mirësinë Tënde çdo ditë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon