Afrohu

Afrohu

Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve; (JAKOBI 4:8)

Jo të gjithë janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar për të qenë afër Perëndisë. Jo të gjithë janë të gatshëm të marrin thjesht kohën e kërkuar ose të bëjnë investimet e nevojshme për rritjen shpirtërore. Zoti nuk kërkon për të gjithë kohën tonë. Ai sigurisht dëshiron që ne të bëjmë gjëra që nuk i konsiderojmë “shpirtërore”. Ai na projektoi me trupa, shpirtra (mendje, vullnet dhe emocione) dhe frymë dhe Ai pret që ne të kujdesemi për të gjitha këto zona.

Ushtrimi i trupave tanë dhe kujdesi për shpirtrat tanë kërkon kohë dhe përpjekje. Emocionet tona duhet të shërbehen; ne duhet të argëtohemi dhe të zbavitemi, dhe duhet të kënaqemi kur jemi me njerëzit e tjerë. Mendjet tona duhet të rriten dhe rinovohen çdo ditë. Përveç kësaj, ne kemi një natyrë frymërore që ka nevojë për vëmendje. Për të qëndruar të ekuilibruar dhe të shëndetshëm, duhet të marrim kohë që të kujdesemi për tërë qenien tonë.

Unë besoj se e gjithë çështja e intimitetit me Perëndinë është çështje kohe. Ne themi se nuk kemi kohë për të kërkuar Perëndinë, por e vërteta është se kemi kohën për të bërë gjërat që janë më të rëndësishme për ne. Edhe pse të gjithë duhet të luftojmë me shpërqendrimet çdo ditë, nëse njohja e Perëndisë dhe dëgjimi prej Tij është i rëndësishëm për ne, atëherë do ta gjejmë kohën ta bëjmë atë. Mos u përpiqni t’i gjeni vend Perëndisë në axhendën tuaj, por përkundrazi organizoni axhendën tuaj rreth kohës me Të. Njohja me Perëndinë është një investim afatgjatë, prandaj mos u dekurajoni nëse nuk merrni rezultate të menjëhershme. Jini të vendosur ta nderoni Atë me kohën tuaj dhe do të korrni përfitimet.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Njësoj si ushtrimet fizike, edhe ushtrimet frymërore duhen bërë rregullisht. Të jeni të sigurtë që do të shikoni rezultate.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon