Të rritesh në aftësinë e dallimit

Të rritesh në aftësinë e dallimit

Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e urtësisë dhe e zgjuarsisë…nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen. – Isaia 11:2-3

Jezusi jetoi një jetë me aftësi dalluese. Dallimi i Tij nuk bazohej në ndjeshmëritë sipërfaqësore të mishit, por ishte rezultat i bashkësisë intime dhe marrëdhënies me Atin e Tij Perëndi. Kjo dhuratë e njëjtë e dallimit është e disponueshme edhe për ne përmes marrëdhënies me Perëndinë.

Pra, si funksionon? Përpara se të bëni diçka, duhet të kontrolloni me frymën tuaj të shikoni nëse gjërat që po bëni janë të mira. Nëse keni paqe, atëherë bëjeni. Por nëse nuk ndiheni rehat, të pështjelluar apo të acaruar, qëndroni në heshtje.

Për shembull, kur kam qënë në dyqan gati për të blerë diçka, përpara se të paguaja, ndjeja një trazirë në frymën time, si një shtysë e lehtë nga Fryma e Shenjtë që më thoshte të mos e blija.

Ngazëllimi për momente të tilla është që çdo herë që zgjedhim të dëgjojmë dhe të ndjekim shtysën e Frymës së Shenjtë, fryma jonë forcohet në Perëndinë dhe fuqia e Tij çlirohet përherë e më shumë për të ndërhyrë në jetën tonë me frytin e Frymës.

Derdhuni në Frymën e Shenjtë dhe ndiqni shtyrjen e Tij dhe do të zhvilloheni në të njejtën mrehtësi që pati edhe Jezusi.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të bëj vendime bazuar në dëshirat sipërfaqësore të mishit tim. Unë dua të eci në dallim. Ndërsa kontrolloj me Ty vendimet e mia, largo dëshirat e mia që nuk janë prej Teje dhe më jep paqe të të ndjek në rrugën Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon