Të Jesh Kontrollues Fryti

Të Jesh Kontrollues Fryti

Prandaj do t’i njihni ata nga frytet e tyre. (MATEU 7:20)

Ju inkurajoj të shqyrtoni frytin tuaj dhe frytin e të tjerëve. Mos i shikoni të tjerët për t›i gjykuar dhe kritikuar, por thjesht për të përcaktuar nëse janë ata që pretendojnë se janë. Kjo është një mënyrë se si ne provojmë ose «testojmë frymërat» dhe qëndrojmë larg telasheve. Shumica prej nesh kanë pasur përvojën e dhimbshme të lëndimit nga dikush që na mashtroi. Menduam se e njihnim personin, por doli që ai ose ajo nuk ishte ashtu siç dukej. Ne mund të mësojmë nga këto përvoja, që të mos na bëjnë aq shumë përshtypje ato që thonë njerëzit, por të shikojmë për llojin e fryteve që shfaqin. Një person mund të duket se është fetar dhe madje të citojë kapituj të tërë të Biblës, por nëse është i pasjellshëm me njerëzit, lakmitar dhe egoist, atëherë nuk është ashtu siç duket.

Të qenit një e krishterë e vërtetë është shumë e rëndësishme për mua. Unë dua të jap frytin e asaj që pretendoj se jam dhe jam e sigurt që edhe ju ndjeni të njëjtën gjë. Më pëlqen të shikoj çdo ditë frytin e jetës sime. Nuk ka kuptim të gjykoj frytet e njerëzve të tjerë nëse nuk jam e gatshme të shikoj të miat. A po bëj durim? A jam bujare? A kujdesem vërtet për njerëzit e tjerë dhe a jam e gatshme të sakrifikoj për t›i ndihmuar ata? A jam e bindur menjëherë ndaj drejtimit të Frymës së Shenjtë? Ne do ta mashtrojmë veten duke menduar se jemi diçka që nuk jemi, nëse nuk gjejmë kohë për të shqyrtuar frytin e jetës sonë.

Davidi i kërkoi Perëndisë ta hetonte dhe Pali u tha korintasve që të hetonin, testonin dhe vlerësonin veten për të parë nëse po i përmbaheshin besimit dhe po tregonin frytin e duhur të tij (shih Psalmi 26:2; 2 Korintasve 13:5–6). Le të testojmë dhe hetojmë rrugët tona dhe t’i kërkojmë Perëndisë të krasitë frytet e këqija në mënyrë që e gjithë pema të mos sëmuret.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Merr kohë çdo ditë për të hetuar frytet e jetës tënde!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon