Ji i Guximshëm!

Ji i Guximshëm!

I pabesi ia mbath edhe pse askush nuk e ndjek, por i drejti (i pakomprometueshëm) është i sigurt si një luan. (FJALËT E URTA 28:1)

Një nga arsyet kryesore që njerëzit nuk luten dhe se ata ngurrojnë t’i kërkojnë Zotit atë që kanë nevojë dhe duan është se ata nuk ndihen të denjë. Ata nuk ndihen mirë me veten e tyre; ata nuk mendojnë se janë mjaftueshëm frymërorë, ndaj nuk besojnë se Zoti do t’i dëgjonte gjithsesi. Ne të gjithë bëjmë gabime dhe kur bëjmë duhet të marrim faljen dhe mëshirën e Zotit, e cila lejon që bekimet e Tij të rrjedhin edhe kur kemi bërë gabime.

Kur flasim me Perëndinë dhe i bëjmë kërkesa Atij, ne duhet të kuptojmë pozicionin tonë si bij dhe bija të Perëndisë që bëhen të drejtë nëpërmjet gjakut të Jezusit. Përndryshe, ne mund të mos e dëgjojmë qartë zërin e Tij ose t’i perceptojmë saktë përgjigjet e Tij. E shihni, ne shpesh mendojmë se drejtësia jonë bazohet në bërjen e gjërave “të drejta” – duke thënë fjalët “e duhura”, duke u sjellë në mënyrat “e duhura” ose duke pasur qëndrimin “e duhur”. E vërteta është se ne nuk mund ta bëjmë veten të drejtë. Ne mund ta bëjmë veten fetar, por nuk mund ta bëjmë veten të drejtë. Drejtësia e vërtetë biblike nuk bazohet në atë që ne bëjmë siç duhet, por bazohet në atë që Jezusi bëri për ne. Drejtësia e tij bëhet e jona me anë të besimit dhe pasi e besojmë këtë, atëherë në mënyrë progresive shfaqim sjellje gjithnjë e më të drejtë. Por, ne duhet të kujtojmë gjithmonë se Zoti u përgjigjet lutjeve tona sepse Ai është i mirë, jo sepse ne jemi. Ne mund t’i afrohemi Atij me guxim në lutje dhe të presim të dëgjojmë prej Tij çdo ditë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia do ti kthejë gabimet e tua në mrekulli nëse ti i beson Atij dhe lutesh me guxim.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon