Miku i Drejtë i Perëndisë

Miku i Drejtë i Perëndisë

Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të. (2 KORINTASVE 5:21)

Nuk mund të mendoj për asgjë më të mrekullueshme sesa të jem mike e Perëndisë. Nuk ka asgjë që më pëlqen më shumë sesa të dëgjoj Zotin të thotë: “Joyce Meyer është mikja ime”. Unë nuk dua që Ai të thotë: “Joyce Meyer— i di të gjitha parimet e lutjes; ajo mund të citojë dhjetëra vargje biblike; ajo tingëllon shumë elokuente kur lutet; por ajo me të vërtetë nuk më njeh fare dhe ne nuk jemi vërtet miq.” Dua të di se Zoti më mendon mua si miken e Tij dhe besoj se ju dëshironi që Ai të mendojë për ju në këtë mënyrë gjithashtu. Nëpërmjet Jezus Krishtit, ne kemi të drejtë të jemi rehat me Perëndinë, të dëgjojmë zërin e Tij dhe të shkojmë me guxim në fronin e hirit për të marrë ndihmën që na nevojitet në shumë kohë për të përmbushur nevojat tona dhe nevojat e të tjerëve (shih Hebrenjve 4:16).

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni ndonjëherë është të zhvilloni miqësinë tuaj me Perëndinë. Jezusi të ka bërë të drejtë përmes gjakut që Ai derdhi në kryq, ndaj nuk ka asnjë arsye që ti të mos i afrohesh Perëndisë me aq guxim dhe aq natyrshëm siç bën me miken apo mikun tënd më të mirë në tokë. Mbaj mend, miqësia me Perëndinë kërkon një investim të kohës dhe energji për t’u zhvilluar. Por gjithashtu mbaj mend që ndërsa miqësia thellohet, aftësia jote për të dëgjuar zërin e Perëndisë rritet. Një miqësi e gjallë që rritet me Perëndinë do të të çojë natyrshëm në rritjen me efektivitet të komunikimit me Të.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Bëni një përpjekje që të zhvilloni një miqësi në rritje me Perëndinë sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon