Ai Do T’ju Tregojë Se Çfarë Ka Përpara

Ai Do T’ju Tregojë Se Çfarë Ka Përpara

Por, kur të vijë ai, Fryma e së Vërtetës, do t’ju prijë në gjithë të vërtetën, sepse nuk do të flasë prej vetes, por do të flasë atë që do të dëgjojë dhe do t’ju kumtojë ato që do të vijnë [që do të ndodhin në të ardhmen] (GJONI 16:13)

Një nga shumë përfitimet e të dëgjuarit nga Perëndia është që dëgjimi i zërit të Tij na ndihmon të përgatitemi për të ardhmen. Fryma e Shenjtë na jep ne mesazhet që Ati i jep Atij, dhe Ai shpesh na thotë gjërat që do të ndodhin në të ardhmen.

Ne gjejmë shumë raste në Bibël në të cilat Zoti u foli njerëzve dhe u dha atyre informacion në lidhje me të ardhmen. Ai i tha Noeut që të përgatitej për një përmbytje që do të vinte për të shkatërruar njerëzit e tokës (shih Zanafilla 6:13–17). Ai i tha Moisiut që të shkonte te Faraoni dhe të kërkonte lirimin e Izraelitëve dhe që Faraoni nuk do e pranonte këtë kërkesë (shih Eksodi 7). Padyshim, Zoti nuk na tregon gjithçka që do të ndodhë në të ardhmen, por Fjala e Tij premton se Ai do të na tregojë disa gjëra.

Ka raste kur e ndiej se diçka e mirë, ose ndoshta diçka sfiduese, do të ndodhë. Kur një sfidë më pret dhe unë kam njohuri paraprake për të, kjo njohuri ndihmon për të zbutur goditjen kur vjen situata e vështirë. Nëse një automjet me amortizues të mirë godet një gropë, ato amortizues mbrojnë pasagjerët në makinë nga ndikimi i ashpër që do të rezultojë dhe askush nuk lëndohet. Zoti duke na dhënë informacion para kohe funksionon në të njëjtën mënyrë.

Pjesë e shërbesës së Frymës së Shenjtë është të na tregojë neve gjërat që do të vijnë. Ai e njeh mendjen e Perëndisë dhe Ai njeh planin individual që Perëndia ka për jetët tona. Ai do të na zbulojë çfarë ne duhet të dimë në kohën e duhur, në mënyrë që të përmbushim planet e mira që Perëndia ka për ne.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Besoji Frymës së Shenjtë të të tregojë çfarë duhet të dish për të ardhmen.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon