Ai është i fortë në dobësi

Ai është i fortë në dobësi

Por Ai më tha: “Hiri im (favori, mirësia dhe mëshira ime) të mjafton (i mjaftueshëm kundër çdo rreziku dhe të aftëson të përballosh telashet burrërisht), sepse fuqia ime përsoset (përmbushet dhe plotësohet) në dobësi.”… – 2 Korintasve 12:9

I dobët apo i fortë? Nëse do të zgjidhnit një nga këto fjalë për të përshkruar veten, cila do të ishte? Mendoj që shumë nga ne me siguri do të thonin “i dobët.” A e dini që nuk kemi përse të ndihemi të mposhtur nga dobësitë tona?

E vetmja mënyrë për të mposhtur dobësinë është të mbështetemi në fuqinë e Perëndisë. Për të bërë këtë, nuk duhet të përqëndroheni në dobësitë tuaja. Nuk mund të mbani sytë në gjithçka që nuk jeni. Duhet të shikoni gjithçka që Perëndia është. Përqëndrohuni në fuqinë e Tij dhe gjithçka që Ai është i gatshëm të bëjë për ju.

Dobësitë e botës nuk janë trashëgimia juaj. Jezusi nuk erdhi në tokë, vdiq në kryq dhe u ngrit përsëri në ditën e tretë që ju të jeni të dobët dhe të mposhtur. Ai kaloi përmes gjithë këtyre që të na japë një trashëgimi, autoritet në këtë jetë dhe fuqinë e Tij për të pasur fuqi mbi rrethanat tuaja.

Në çdo fushë ku pengoheni, Perëndia është gati dhe i gatshëm t’iu sigurojë me fuqinë e Tij. Kur e gjeni veten duke u përballur me dobësite tuaja, mbani mend dhe shpallni që Ai është i fortë kur ju jeni të dobët!


Lutje

Perëndi, unë shpall dhe rrëfej që kur jam i dobët, Ti je i fortë. Prandaj nuk do të shqetësohem apo të mposhtem nga dobësitë e mia. Unë vendos besimin tim në fuqinë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon