Jeta juaj nuk do të ndryshojë derisa mendimet tuaja të ndyshojnë

jeta juaj nuk do të ndryshojë derisa mendimet tuaja të ndyshojnë

Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni. – Filipianëve 4:8

Unë kam kaluar shumë vite e trishtuar sepse në momentin që zgjohesha, filloja të mendoja gjëra negative, të trishtueshme, depresionuese, tani mund të them se jam plotësisht e kënaqur që Fryma e Shenjtë më ka ndihmuar të mësoj si të veproj me mendjen e Krishtit qëështë në mua.

Ndoshta, njësoj si unë, ti ke shpenzuar vite të tëra duke pasur mendime të gabuara. Lajmi i mirëështë se me ndihmën e Perëndisë, kjo gjë mund të ndryshojë sot.

Nëse keni vështirësi me mendimet negative, është e rëndësishme që të mbërtheni faktin se jeta juaj nuk do të ndryshojë derisa të ndryshojnë mendimet tuaja. Ripërtëritje, mendime si të Perëndisë janë jetësore për ndryshim.

Bibla flet shumë për llojin e mendimeve që duhet të kemi. Filipianëve 4:8 na thotë të mendojmë për gjërat që na ndërtojnë, jo që na shkatërrojnë.

Unë dua t’ju sfidoj sot. Në vend që të zgjoheni në mëngjes dhe menjëherë të keni mendime negative, zgjidhni një të vërtetë pozitive nga Shkrimi dhe përqëndrohuni aty për çdo ditë. Lejoni Fjalën e Perëndisë të rritet në ju dhe të transformojë mendjen tuaj. Përqëndrohuni në gjërat e mira dhe shijoni ndryshimet e perëndishme që ato sjellin.


Lutje

Perëndi, unë jam gati të ndryshoj dhe të jetoj me mendjen e Krishtit. Më ndihmo të mendoj vetëm për atë që është e vërtetë, e ndershme, e pastër, e dashur, e hirshme, me virtyt të mirë, gjithçka që është prej teje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon