Me Anë Të Krishtit Që Të Fuqizon

Me Anë Të Krishtit Që Të Fuqizon

Unë kam fuqi për gjithë gjërat në Krishtin që më fuqizon [unë jam gati për çdo gjë dhe njësoj për çdo gjë përmes Atij që derdh fuqinë brenda meje; unë jam i pavarur me anë të mjaftueshmërisë së Krishtit]. – Filipianëve 4:13

Letra drejtuar Filipianëve 4:13 është një shkrim shumë i njohur, i cili shpesh citohet jashtë kontekstit. Në këtë shkrim thuhet: “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më fuqizon”. Kjo nuk do të thotë që mund të bësh gjithçka që ti vendosur të bësh, sepse ti dëshiron. Pali po fliste specifikisht sesi ai ishte në gjëndje që, përmes fuqisë së Krishtit, të ishte i përmbushur pavarësisht rrethanave ku ishte.

Unë besoj se, me hirin e Perëndisë, ne mund të bëjmë çfarëdo që kemi nevojë të bëjmë në jetë. Mendoj se është një mendësi, të cilën duhet ta kemi. Nuk ka asgjë tepër për ty, nëse po i beson Perëndisë. Mund të përballosh çdo vështirësi, sepse Perëndia premton që Ai asnjëherë nuk do të na japë më shumë, nga sa mund të mbajmë.

Prandaj, mbani një qëndrim pozitiv pavarësisht se ku mund të ndodheni tani, pavarësisht çfarë po ndodh në jetën tuaj. Gëzohuni, Perëndia është në anën tuaj. Mjaft u mërzitët për gjërat, për të cilat s’mund të bëni asgjë.

Perëndia dëshiron që të dini se Ai ka një plan personal për jetën tuaj dhe Ai dëshiron që ju të pranoni planin e Tij unik për ju. Ai nuk krahason planin që ka për ju me planin që Ai ka për të tjerët. Duhet të besoni se Perëndia di më tepër se ju se çfarë ju nevojitet dhe sa mund të përballoni. Mbi të gjitha, Ai ju njeh më mirë nga sa e njihni ju veten!


Lutje

Zot, ashtu si Pali, unë dua të jem i përmbushur nga Ti, jo nga rrethanat e mia. Më trego çdo ditë që plani Yt për mua është i përsosur dhe që nuk kam nevojë të shqetësohem.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon