Asgjë Tjetër Nuk Kënaq

Asgjë Tjetër Nuk Kënaq

Me shpirtin tim të dëshiroj natën, po, me frymën që është brenda meje të kërkoj në mëngjes herët; sepse kur shfaqen gjykimet e tua mbi tokë, banorët e botës mësojnë drejtësinë. (ISAIA 26:9)

Bota e bën të lehtë për ne që të mbushim veshët tanë me të gjitha llojet e gjërave që e mbysin zërin e Perëndisë dhe e largojnë atë shumë nga jeta jonë. Megjithatë, për çdo person vjen dita kur mbetet vetëm Perëndia. Çdo gjë tjetër në jetë largohet përfundimisht; kur kjo ndodh Perëndia është ende aty.

Bibla na mëson që çfarë është e njohur për Perëndinë është e dukshme për të gjithë sepse Ai e ka bërë Veten e Tij të njohur në ndërgjegjen e brendshme të njerëzimit ( shih Romakëve 1:19-21). Çdo person një ditë do të qëndrojë përpara Atij dhe do të japë llogari për jetën e tij ose të saj ( shih Romakëve 14:12). Kur njerëzit nuk duan t’i shërbejnë Perëndisë me jetën e tyre, kur duan të shkojnë në rrugën e tyre, ata gjejnë mënyra për t’u fshehur dhe injoruar këtë njohuri instinktive të Krijuesit të tyre, i cili dëshiron t’u flasë atyre dhe t’i udhëzojë rrugën që ata duhet të shkojnë.

E vërteta është se pavarësisht nëse njerëzit përpiqen të fshihen prej Perëndisë apo jo, asgjë nuk e kënaq dëshirën tonë për Të përveç komunikimit dhe miqësisë me Të. Edhe kur njerëzit përpiqen ta injorojnë Perëndinë, thellë brenda tyre do të donin të dëgjonin zërin e Tij.

Ju inkurajoj të kënaqni dëshirën tuaj për Perëndinë duke kaluar kohë me Të, duke u ulur në praninë e Tij dhe duke dëgjuar zërin e Tij.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Jetoni jetën tuaj në mënyrë të tillë që të mos keni frikë të qëndroni përpara Perëndisë kur jeta juaj në këtë tokë të përfundojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon