“ata” jemi unë dhe ju

“ata” jemi unë dhe ju

Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate. – Psalmeve 89:14

Perëndia është i drejtë. Është karakteri i Tij, kush Ai është, dhe është diçka që Ai kërkon ta ndjekë. Drejtësia kërkon të drejtësojë gjërat e gabuara. Ne jemi agjentët e Perëndisë me anë të të cilëve Ai mund të punojë për të rregulluar padrejtësitë që janë përreth nesh. Çdo herë që ne shikojmë diçka që nuk shkon mirë, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të lutemi. Përgjigjja e dytë është të pyesim veten: Çfarë mund të bëj unë për këtë?

Është e thjeshtë të ndihemi të ngazëllyer nga nevojat që shikojmë rreth nesh. Pra, ne shikojmë një nevojë dhe mendojmë që është problem i dikujt tjetër dhe do donim që “ata” ta rregullojnë! Ne do të donim që “ata” të bëjnë këtë apo atë gjë.

Keni ndaluar ndonjë herë të pyesni “Kush janë ata?” Unë mendoj që “ata” jemi ne, unë dhe ju! Ndoshta nuk jeni ne gjendje të rregulloni gjithçka, por mund të bëni diçka. Mos shikoni një padrejtësi dhe të mos bëni asgjë. Perëndia nuk ju krijoi për të qëndruar pasivë dhe Ai do që t’i kërkoni t’ju tregojë çfarë mund të bëni. Ai ju krijoi të keni entuziazëm, zell dhe pasion. Ai vendos dhunti tek ju që ju të përdoreni për lavdinë e Tij dhe të ndihmoni të tjerët. Pra, jetoni një jetë me drejtësi sot.


Lutje

Frymë e Shenjtë, mos lejo që të rri pasiv dhe të uroj që “ata” të bëjnë diçka për padrejtësitë në botë kur unë mund të bëj diçka. Më mbush me guxim dhe më trego si të rregulloj gabimet përreth meje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon