Ne Kemi Nevojë Për Atë Që Ka Jezusi

Ne Kemi Nevojë Për Atë Që Ka Jezusi

Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e urtësisë dhe e zgjuarsisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës së Zotit. (ISAIA 11:2)

Perëndia po kërkon për njerëz që do të demonstrojnë lavdinë e prezencës së Tij në jetët e tyre. Ata do të jenë njerëz që i binden Atij në çdo gjë të vogël. Bindja na mban larg nga ndotja e ndërgjegjes tonë dhe na bën të jetojmë për lavdinë e Perëndisë.

Ne e dimë se vargu për sot është një profeci për Jezusin, por nëse Fryma e Jezusit banon në ne dhe jeton përmes nesh, atëherë ne do të gëzojmë gjithçka që është mbi Të. Ne do të kemi urtësi, zgjuarsi, fuqinë dhe njohurinë.

Problemet shkrihen në praninë e këtyre virtyteve. Ne kemi pse jetojmë në konfuzion nëse jemi të bindur në drejtimin e Frymës. Zoti do të na japë ne një këshillë të shpejtë, urtësi, zgjuarsi dhe fuqi nëse i nënshtrohemi Atij.

Njerëzit që duan të kenë mirëkuptim, që duan të dëgjojnë nga Perëndia, që duan t’u jepet urtësi dhe njohuri duhet të kenë nderim dhe frikë ndaj Perëndisë. Frika nderuese është të dish se Perëndia është Perëndi. Ai na ka quajtur miqtë e Tij, madje bijtë dhe bijat e Tij, por ne duhet ta respektojmë dhe ta nderojmë Atë me bindje nderuese.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Çdo gjë që Perëndia të kërkon të bësh është për të mirën tënde, prandaj jini të shpejtë për t’iu bindur sot dhe çdo ditë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon