Bëj Vepra Të Mira

Bëj Vepra Të Mira

Sepse jemi vepra e tij, e krijuar (me mjeshtëri) në Krishtin Jezus [të lindur sërish] për vepra të mira që Perëndia përgatiti që më parë (planifikoi më parë), që ne të ecim në to. (EFESIANËVE 2:10)

Vite më parë, kur fillova të ecja më ngushtë me Perëndinë, prisja një konfirmim të veçantë nga Ai për gjithçka që doja të bëja ‑ derisa mësova se Fryma e Tij qëndron tek unë për të bërë vepra të mira. Në vitet e para të ecjes me Perëndinë, ishte në zemrën time t’i jepja dhjetë dollarë një gruaje në nevojë. E mbajta atë dëshirë në zemrën time për tre javë derisa më në fund u luta: “Zot, a po më thua vërtet ti jap këtij personi paratë? Unë do ta bëj nëse je vërtet Ti!” Dhjetë dollarë ishin shumë para atëherë dhe nuk doja të veproja nëse nuk kisha udhëzim të qartë nga Zoti. Ai më foli aq qartë dhe u përgjigj: “Joyce, edhe nëse nuk jam vërtet Unë, nuk do të zemërohem me ty nëse bekon dikë!”

Një nga frytet e faktit që Fryma e Perëndisë jeton brenda nesh është mirësia (shih Galatasve 5: 22–23). Prandaj, ne kemi dëshira për të qenë të mirë me njerëzit. Perëndia i tha Abrahamit se Ai do ta bekonte në mënyrë që ai të ishte një bekim për të tjerët (shih Zanafilla 12: 2). Imagjinoni sa e mrekullueshme do të ishte të arrinim pikën ku thjesht jetojmë për t’i bërë të tjerët të lumtur si një shërbim ndaj Zotit.

Bota është plot me njerëz me nevoja. Gjithmonë është dikush, diku, që ka nev‑ ojë për një fjalë inkurajimi. Dikush ka nevojë për një dado, ndihmë në transport ose ndihmë financiare. Unë kam parë se kur kaloj kohë me Perëndinë ndjej një dëshirë të fortë për të ndihmuar dikë dhe kam mësuar se dëshira është që Zoti po më flet. Zoti është i mirë dhe kur kalojmë kohë me Të duam të bëjmë gjëra të mira për të tjerët.

Kërkojini Perëndisë çdo ditë t’ju tregojë kë mund të bekoni dhe mbani mend se ku është dashuria, qëndron Perëndia (shih 1 Gjonit 4:12).

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Përfitoni nga çdo mundësi që keni për të bërë diçka të mirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon