bëje Perëndinë “të vetmin”

bëje Perëndinë “të vetmin”

Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime…. – Psalmeve 27:4

Jeta nuk supozohet të jetë e ndërilkuar. Jezusi nuk vdiq që ne të jetojmë një jetë të ndërlikuar, të irrituar, të mjerueshme. Gjoni 10:10 thotë se Ai vdiq që ne të kemi jetë dhe ta kemi me bollëk. Kur gjithçka ndërlikohet, e vjedh gëzimin. Kemi nevojë të mësojmë si të ndalojmë të stresohemi dhe të mos jetojmë me një stil jetese tepër të zënë.

Stili i kundërt i jetesës është thjeshtësia. Thjeshtësi do të thotë “e përbërë nga një gjë, e papërzierë.” Perëndia më ka mësuar të jetoj një jetë më të thjeshtë. Ai më ka treguar që e vetmja mënyrë për ta arritur këtë ka të bëjë vetëm me “një gjë.”

Perëndia do që ne të jemi për të. Ai na thotë në Fjalën e Tij që ne nuk do të trashëgojmë mbretërinë e Tij nëse nuk vijmë tek Ai në thjeshtësi, si një fëmijë i vogël dhe të themi “unë besoj.”

Tingëllon shumë e thjeshtë dhe ndoshta doni që ta ndërlikoni…por mos e bëni! Plani i Perëndisë për ju është i thjeshtë. Ndoshta nuk bën kuptim për ju, por nuk ka asgjë të ndërlikuar për Perëndinë dhe Ai nuk do që ju të jeni të ndërlikuar. Ejani tek Ai sot, duke thënë “unë besoj.” Bëjeni Atë “të vetmin.”


Lutje

Perëndi, unë besoj në Ty. Unë nuk dua të jetoj me barrën e ndërlikimeve, prandaj sot, kërkoj një jetë në thjeshtësi duke të bërë Ty “të vetmin” që unë kërkoj. Më drejto në planin Tënd të thjeshtë për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon