Lini mbrapa të shkuarën dhe bëni zgjedhje të reja

lini mbrapa të shkuarën dhe bëni zgjedhje të reja

Prandaj nëse dikush është (shartuar) në Krishtin (Mesia), është një krijesë e re (një krijesë e re e gjitha); të vjetrat (morali dhe gjendja shpirtërore e vjetër) shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja. – 2 Korintasve 5:17

Zgjedhjet e gabuara shkaktojnë pendim dhe kur përjetojmë pendim, kemi nevojë të përballemi me të dhe ta lejojmë të na mësojë si të bëjmë zgjedhje më të mira në të ardhmen.

Fillimisht kuptoj që zgjedhjet e gabuara të çojnë në pendim. Më kujtohet disa vite më parë kur pashë një ndryshim të dukshëm tëk unë dhe bashkëshorti im, Dejv dhe unë, sepse ai është stërvitur gjithë jetën e tij dhe është i shëndetshëm, i fuqishëm dhe në formë të mirë fizike.

Me zor pendohesha që nuk isha aq e fuqishme sa Dejv, por më pas kuptova që mund të bëja diçka për këtë. Tani bëj stërvitje rregullisht dhe jam mrekulluar nga ndryshimi pozitiv që ka ndodhur.

Bibla thotë që me Perëndinë, jeni një krijesë e re. Nuk keni përse të jetoni me mënyrat e vjetra, por mund të bëni zgjedhje të reja, më të mira të fuqizuara nga Fryma e Shenjtë. Nëse pendoheni për disa nga zgjedhjet e gabuara që keni bërë në të shkuarën, mos u mashtroni nga mendimi se është shumë vonë për të bërë diçka. Thjesht filloni të bëni atë që është e duhur dhe mbahuni aty.
Ndërsa filloni të bëni zgjedhje më të mira, do të përjetoni një jetë që shijon bekimet e Perëndisë çdo ditë.


Lutje

Frymë e Shenjtë, e di që jam një krijesë e re. Nuk dua të jetoj në pendim për të shkuarën. Më ndihmo të bëj zgjedhje të mira që të shijoj të ardhmen që ke për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon