Besim I Sinqertë

Besim I Sinqertë

Por qëllimi përfundimtar i kësaj porosie është dashuri, prej zemre të pastër, prej ndërgjegjeje të pastër dhe prej besimi pa hipokrizi. (1 TIMOTEUT 1:5)

Ne nuk dëshirojmë të bëhemi fëminorë në besimin tonë ose në lutjen tonë; ne duam të jemi si fëmijët. Zoti nuk dëshiron që ne ta komplikojmë marrëdhënien tonë me Të. Ai kërkon zemra të sinqerta, sepse Ai është një Perëndi i zemrave. Ai do që ne të lutemi në besim, i cili nuk është një emocion, por një forcë frymërore që ndikon realitetin e padukshëm. Perëndia është një Perëndi i rregullit, por jo një Perëndi i rregulloreve dhe ligjeve; dhe Ai nuk dëshiron që ne të lodhemi duke u përpjekur të bëjmë lutje të gjata dhe të stërgjatura që nuk drejtohen nga Fryma ose që ndjekin një formulë dhe kërkojnë një qëndrim të caktuar. Ky do të ishte legalizëm dhe gjithnjë i merr jetën marrëdhënies tonë me Perëndinë. “…shkronja vret, por Fryma jep jetë” (shih 2 Korintasve 3: 6).

Kur ne ndjekim drejtimin e Frymës së Shenjtë, komunikimi ynë me Perëndinë do të mbushet me jetë. Ne nuk kemi nevojë të shohim orën për t’u siguruar që kemi kaluar kohë mjaftueshëm në lutje, ashtu siç shumë njerëz bëjnë. Kur ne afrohemi për të biseduar dhe për të dëgjuar Perëndinë si një detyrim dhe vepër e mishit tonë, pesë minuta mund të duken si një orë, por kur lutja jonë merr energji nga Fryma e Shenjtë, një orë duket si pesë minuta. Mua më pëlqen të lutem dhe të kem miqësi me Perëndinë derisa të ndihem e plotë dhe e kënaqur. Përpiqu të shplodhesh dhe të shijosh kohën tënde me Perëndinë dhe kjo do të jetë shumë shpërblyese.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Përpiquni të jeni si fëmijët, por jo fëminorë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon