Besimi Është Aktiv

Besimi Është Aktiv

Atëherë apostujt i thanë Zotit: «Na e shto besimin». (LUKA 17:5)

Shumë njerëz, ndoshta edhe ju, luteni që të keni “besim të madh”, por ai nuk vjen vetëm përmes lutjes. Ai duhet të ndërtohet hap pas hapi ndërsa ecim në bindje ndaj asaj që Perëndia na ka kërkuar të bëjmë. Ai mund të na kërkojë ne të bëjmë gjëra për të cilat nuk kemi asnjë përvojë ose mund të mos i kuptojmë plotësisht, por ndërsa hedhim hapat, ne përjetojmë besnikërinë e Perëndisë dhe besimi ynë rritet.

Perëndia ndonjëherë u jep njerëzve një dhuratë besimi për një situatë të caktuar në jetën e tyre, por normalisht besimi bëhet më i madh ndërsa ne e ushtrojmë atë.

Në vargun e sotëm, dishepujt i kërkojnë Jezusit të rrisë besimin e tyre. Ai përg‑ jigjet duke i thënë atyre tek Luka 17:6 që ata duhet të veprojnë në besim në mënyrë që ai të rritet. E njëjta gjë është e vërtetë për ne sot. Një mënyrë se si e demonstro‑ jmë besimin tonë është me anë të veprimeve tona; besimi shpesh kërkon veprim. Sigurisht, ka kohë kur Perëndia dëshiron që ne ta presim Atë për të vepruar, por ka edhe kohë të tjera kur ne duhet të provojmë se kemi besim duke bërë diçka. Kur ne dëshirojmë të rritemi në besimin tonë, ne duhet të jemi të gatshëm të presim kur duhet dhe të veprojmë sipas Fjalës së Perëndisë për ne, por besimi ynë nuk do të rritet nëse nuk bëjmë asgjë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Vepro në mënyra që demonstrojnë besimin tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon