Besnik në Shkretëtirë

O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. PSALMI 63:1

Përfundimisht, pavarësisht se sa e duam Zotin dhe sado pranë i afrohemi Atij, të gjithë ne kalojmë kohë thatësirash . . . kohë kur pak gjëra na shërbejnë ose na ujitin shpirtin. Ne shkojmë në kishë, por nuk ndihemi ndryshe kur largohemi se sa kur mbërritëm. Ne përjetojmë raste kur lutjet tona duken të thata, dhe raste kur nuk mund të dëgjojmë ose të ndjejmë asgjë nga Perëndia.

Unë kam kaluar në jetën time kohë në maja malesh dhe kam kaluar kohë në lugina. Kam pasur kohë të thata në jetën time të lutjes dhe në lavdërimin dhe adhurimin tim. Ka pasur kohë kur kam dëgjuar kaq qartë nga Zoti, por ka pasur kohë të tjera kur nuk kam dëgjuar asgjë fare. Kur kaloni një stinë si kjo, mos lejoni që t’ju rrëzojë. Zoti është me ju, pavarësisht nëse e ndjeni praninë e Tij apo jo. Besimtari i pjekur nuk lejon mënyrën se si ndihet të përcaktojë marrëdhënien e tij me Perëndinë. Ju thjesht mund të zgjidhni të besoni se Perëndia është me ju sot. Ju mund të zgjidhni të doni dhe adhuroni Perëndinë në besim. Ju mund të luteni, besoni se Ai ju dëgjon, dhe besoni se Ai do të sigurojë çdo gjë që ju keni nevojë. Kur ju bëni këto lloj zgjedhjesh, ju do të merrni një paqe të re në ecjen tuaj me

Zotin, dhe ju do të jeni të qëndrueshëm në çdo stinë të jetës tuaj.


Perëndia ju do dhe Ai është këtu m e ju, pavarësisht nëse e ndjen apo jo. Jini besnikë kur jeni në shkretëtirë ashtu dhe kur jeni në majë të malit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon