Beso në Fuqinë e Perëndisë

Beso në Fuqinë e Perëndisë

Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse (joshëse dhe bindëse) nga urtësia njerëzore, por në dëftim të Frymës [së Shenjtë] dhe të fuqisë, që besimi juaj të mos qëndrojë në urtësinë e njerëzve (filozofinë njerëzore), po në fuqinë e Perëndisë. (1 KORINTASVE 2:4-5)

Edukimi është i rëndësishëm, por duhet të kemi gjithmonë parasysh se urtësia e Zotit është më e mirë dhe më e vlefshme se edukimi i kësaj bote dhe filozofia njerëzore. Apostulli Pal ishte një njeri shumë i shkolluar, por ai deklaroi me vendosmëri se ishte fuqia e Perëndisë ajo që e bëri predikimin e tij të vlefshëm dhe jo edukimi i tij.

Unë njoh shumë njerëz që diplomohen nga kolegji me nderime dhe diploma dhe kanë vështirësi për të gjetur punë. Unë gjithashtu njoh njerëz që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në kolegj, që varen tek Perëndia për t’u dhënë atyre favor dhe ata përfundojnë me punë të shkëlqyera. Ku është besimi juaj? A është tek Perëndia apo në ato që dini? Pavarësisht se çfarë dimë, apo kë njohim, besimi ynë duhet të jetë vetëm te Krishti dhe te fuqia e Tij.

Pali përmendi tek 1 Korintasve 1:21 që bota me të gjithë urtësinë e njerëzve dhe filozofinë nuk mund ta njohë Perëndinë, por Ai zgjodhi ta zbulojë Veten, dhe të shpëtojë njerëzimin përmes marrëzisë së predikimit. Trishtueshëm ne shohim që sa më të arsimuar janë disa njerëz, aq më të vështirë e kanë të kenë besimin e thjeshtë si të një fëmije. Njohuritë dhe arsyetimet e tepërta mund të punojnë kundër nesh nëse nuk jemi të kujdesshëm, sepse ne mund ta njohim Perëndinë vetëm nga Fryma dhe zemra, jo nga truri. Sigurohuni që besimi juaj të qëndrojë në fuqinë e Perëndisë dhe jo në filozofinë njerëzore për të ndihmuar në të gjitha fushat e jetës.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fuqia e Perëndisë mund të kapërcejë çdo pengesë që mund të hasim në jetë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon