besojini Atij përgjatë procesit

besojini Atij përgjatë procesit

Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes (e thellë, errësirë), nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt (për të mbrojtur) dhe kërraba jote (për të udhëhequr) janë ato që më japin zemër. – Psalmeve 23:4

Shpesh i besojmë Perëndisë për gjërat që kemi nevojë apo duam, por një marrëdhënie e vërtetë besimi në Perëndinë zgjerohet përtej besimit tek Ai thjesht për të marrë diçka. Kemi nevojë t’i besojmë Atij përgjatë procesit të arritjes së gjërave që dëshirojmë.

Kishte kohë në jetën time kur unë përqëndrohesha t’i besoja Perëndisë për disa gjëra duke i thënë: “Perëndi, unë dua këtë gjë,” dhe “Unë kam nevojë për këtë apo atë.” Ai filloi të më tregonte që të merrja të gjtha këto gjëra nuk ishin më të rëndësishmet në jetën time. Ai donte të më mësonte si t’i besoja Atij mjaftueshëm për të ecur përmes situatës me qëndrueshmëri dhe një sjellje të mirë në baza të vazhdueshme. Ai donte të më mësonte që jo gjithmonë do të na shpëtojë nga rrethanat tona, por që Ai është gjithmonë me ne ndërsa ne gjendemi në këto situata.

Perëndia nuk do të na çlirojë gjithmonë nga gjithçka që ne mendojmë se Ai duhet të na çlirojë. Ai gjithmonë është me ne. Sot, në vend që të përqëndroheni vetëm te rezultati, kuptoni që Perëndia është me ju. Ai është afër, prandaj besojini Atij të ecë me ju përmes këtij procesi.


Lutje

Perëndi, jam i gëzuar që Ti je me mua tani. Unë besoj që jo vetëm do të më japësh gjëra, por më shumë të besoj Ty në çdo rrethanë të jetës sime.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon