…. dhe ka fyer Frymën e hirit? HEBRENJVE 10:29
Hiri është fuqia e Frymës së Shenjtë i disponueshëm për ju që të bëni me lehtësi çfarë ju nuk mund të bëni dot duke u përpjekur me forcat tuaja. Hiri është fuqia e Perëndisë që vjen në jetën tonë, falas duke na mundësuar të bëjmë çfarë duhet të bëjmë. Hiri i Perëndisë është gjithmonë i disponueshëm, por ne duhet ta marrim atë me anë të besimit dhe të refuzojmë të përpiqemi t’i bëjmë gjërat me forcat tona pa Perëndinë.
Fryma e Shenjtë na shërben Hirin neve nga Perëndia Atë. Hiri është në fakt fuqia e Frymës së Shenjtë që buron nga froni i Perëndisë drejt njerëzve për t’i shpëtuar ata dhe aftësuar ata që të jetojnë jetë të shenjta dhe të përmbushin vullnetin e Perëndisë.
Ne mund të gëzohemi dhe të jemi plot me paqe, gëzim dhe kënaqësi çdo ditë për shkak të hirit të Perëndisë në jetën tonë. Është hiri i Tij që na lejon të jetojmë në një marrëdhënie të ngushtë me Të. Me hirin e Perëndisë, jeta mund të shijohet me një lehtësi që prodhon pushim dhe kënaqësi.
Ne jemi të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe duhet të mësojmë të jetojmë në të njëjtën mënyrë!