Çfarë Mendon Për Veten Tënde

Çfarë Mendon Për Veten Tënde

Përveç kësaj aty pamë gjigantë (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga gjigantët), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t’u dukeshim atyre. Numrat 13:33

Ne lexojmë tek Numrat 13 se si Moisiu dërgoi dymbëdhjetë burra për të vëzhguar Tokën e Premtuar për të parë nëse ishte e mirë apo e keqe. Dhjetë nga këta burra erdhën me atë që Bibla i referohet si “ një raport i keq” ( Numrat 13:32). Ata i thanë Moisiut, “Toka është e mirë, por ka gjigantë në të!” Ata gjithashtu i referohen vetes si “karkaleca”, që do të thotë se ata besonin se ishin të parëndësishëm dhe të paaftë për të mposhtur armikun.

Frika që ata kishin ndaj gjigantëve pengonte popullin e Perëndisë të hynte në tokën që Ai kishte premtuar se do tua jepte. Nuk ishin gjigantët në të vërtetë që kishin mposhtur këta njerëz; ishte imazhi i tyre i dobët për veten. Ata panë vetëm gjigantët; ata nuk arritën ta shihnin Perëndinë dhe nuk arritën të besonin se me Perëndinë, ata mund të bënin gjithçka që duhej të bënin.

Jozueu dhe Kalebi ishin të vetmit që kishin një qëndrim të duhur. Kalebi i tha Moisiut dhe popullit: “Le të ngjitemi menjëherë dhe ta pushtojmë vendin, sepse këtë mund ta bëjmë me siguri” (Numrat 13:30).

Ata kishin qëndrimin që Perëndia donte që ata të kishin. Ata besonin se me Perëndinë, gjithçka ishte e mundur. Perëndia kishte një të ardhme të lavdishme të planifikuar për të gjithë izraelitët, ashtu siç bën për ne, por vetëm ata që kanë një qëndrim të duhur ndaj Perëndisë dhe ndaj
vetvetes do të jetojnë në të dhe do ta shijojnë atë.


Perëndia nuk ka një qëndrim të keq ndaj teje; as ti mos ki ndaj vetes tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon