Prandaj edhe ne, duke qenë të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, duke hedhur tej çdo barrë dhe mëkatin që na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh, HEBRENJVE 12:1
Kur shkruesi i librit të Hebrenjve shkroi që ne mund të hedhim tej çdo barrë, ai po mendonte vrapuesit e kohës së tij të cilët literalisht zhvishnin rrobat e tyre, duke mbajtur një rrobe të thjeshtë. Ata siguroheshin që asgjë nuk do t’i ngatërronte dhe nuk do t’i pengonte për të vrapuar sa më shpejt që të mundeshin. Ata vraponin për të fituar!
Një pjesë e rëndësishme e të qenit më pranë Perëndisë është bërja e një inventari në jetën tonë dhe të hedhim tej gjithçka që na pengon apo na largon prej Tij. Të jesh në një marrëdhënie të ngushtë me Të, na kërkon të hedhim tej gjërat që e pikëllojnë Atë dhe na shpërqendrojnë, gjëra që na pengojnë të jetojmë planin e Perëndisë për jetën tonë.
Ne shpesh duhet të hedhim vështrimin në jetën tonë dhe të largojmë gjërat që na largojnë nga Perëndia. Është e pamundur të rritemi frymërisht pa e bërë këtë. Kur Perëndia iu tregon diçka që duhet ta hidhni tej, unë ju inkurajoj ta bëni këtë pa asnjë hezitim. Mos debatoni me Perëndinë, ose të ndiheni keq për veten tuaj. Ajo që Ai po ju kërkon të bëni do të jetë për të mirën tuaj në fund. Pavarësisht nëse është një miqësi shkatërruese, një zakon i dëmshëm, ofendimi ose ndonjë mëkat tjetër në jetën tuaj, jini mjaft të guximshëm për ta përballuar atë. Kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë dhe më pas merrni forcë nga Ai dhe Fjala e Tij.
Hidhni tej gjithçka që iu pengon dhe vraponi garën e shenjtërisë. Shpërblimi është Perëndia Vetë.