
As lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë. – Romakëve 8:39
Abuzim do të thotë “keqpërdorim, dëmtim nga keqpërdorimi.” Efektet e abuzimit mund të jenë shkatërruese dhe të zgjatura në kohë. Shumë njerëz nuk e marrin dot më veten.
Ka lloje të ndryshme abuzimi: seksual, emocional, verbal, fizik. Sido që të jetë forma, rezultatet janë të tmerrshme. Ju pengon të funksiononi ashtu si duhet dhe ju pengon të merrni dashurinë e Perëndisë dhe të përjetoni drejtësinë, paqen dhe gëzimin e mbretërisë së Tij.
E kuptoj këtë sepse jam abuzuar përgjatë fëmijërisë time. Fatmirësisht, unë nuk di vetëm fuqinë e abuzimit, por di edhe fuqinë e madhe të Perëndisë. Për shkak të dashurisë së Perëndisë, e shkuara ime nuk ndikon më të ardhmen time.
Nëse keni qënë të abuzuar, kuptoni dashurinë e Perëndisë sot. Asgjë nuk mund t’ju ndajë nga dashuria e Tij. Ai ka bërë një rrugë për ju që të jeni të çliruar nga e shkuara juaj dhe të jetoni në planin e mirë të Perëndisë për ju.
Me Jezusin, ka shpresë për risinë e jetës. A do të merrni dashurinë e Tij sot?
Lutje
Perëndi, unë nuk dua të lejoj asgjë nga e shkuara ime që të më largojë nga planet dhe qëllimi Yt për jetën time. Më mbush me dashurinë Tënde sot që unë të përjetoj shërimin dhe lirinë nga abuzimi.