
Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë. – Romakëve 5:5
Është e pamundur që dashuria njerëzore të jetë pa kushte si dashuria e Perëndisë. Si besimtarë të Jezus Krishtit, kemi dashurinë e Perëndisë brenda nesh. Mund ta lejojmë këtë dashuri të rrjedhë lirisht, pa kushte. Dashuria jonë dështon, por ajo e Perëndisë jo. Dashuria jonë mbaron, por jo dashuria e Perëndisë.
Ndonjëherë mendoj se edhe nëse nuk arrij ta dua një person me dashurinë time, mundem ta dua përmes dashurisë së Perëndisë. Dashuria e vërtetë e Perëndisë nuk bazohet tek ndjenjat, bazohet tek vendimet. Nuk varet nga merita e personit tjetër. Është çliruese të jesh në gjendje të duash njerëzit pa pyetur veten nëse e meritojnë apo jo.
Dashuria njerëzore varet nga ndjenjat. I do njerëzit sepse kanë qënë të mirë me ne ose na kanë dashur të parët. Kjo lloj dashurie vjen dhe ikën.
Dashuria e Perëndisë është krejt ndryshe. Nuk bazohet në asgjë përveç vetë Perëndisë. Kur pranojmë Krishtin si Shpëtimtar, dashuria e Perëndisë derdhet në zemrat tona nga Fryma e Shenjtë. Derdhni dashurinë e Perëndisë sot.
Lutje
Perëndi, dashuria ime mund të largohet, por e jotja qëndron gjithmonë. Unë do të vazhdoj të afrohem në dashurinë Tënde të pafundme që t’ua jap të tjerëve, pa qënë i shqetësuar nëse e meritojnë apo jo.