Dashuria E Vërtetë, Jep

Dashuria E Vërtetë, Jep

Në këtë është dashuria: jo se ne e deshëm Perëndinë, por që ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e tij si shlyerje (sakrificë për shlyerje) për mëkatet tona. Të dashur, në qoftë se Perëndia na deshi kështu (kaq shumë); kemi detyrë edhe ne ta duam njëri-tjetrin. —1 Gjoni 4:10-11

Të gjithë dëshirojnë dashuri dhe pranim. Shumë nga ne përpiqen të gjejnë lumturi në mënyrën e gabuar. Kërkojmë ta gjejmë duke marrë, por gjendet duke dhënë. Dashuria e Perëndisë është dhurata më e mrekullueshme që na është dhënë. Dhe duhet të rrjedhë nga ne, tek të tjerët, në të kundërt nuk funksionon.

Dashuria duhet të japë, sepse kështu është natyra e saj. 1 Gjoni 4:11 thekson si duhet të japim dashurinë që marrim: Të dashur, në qoftë se Perëndia na deshi kështu (kaq shumë), kemi detyrë edhe ne të duam njëri-tjetrin.

Jetesa në dashurinë e Perëndisë është një proces. Perëndia na do ne i pari dhe me anë të besimit, ne marrim dashurinë e Tij. Në një mënyrë të balancuar, ne fillojmë të duam veten, i japim dashuri Perëndisë dhe mësojmë si të duam të tjerët.

Dashuria duhet të ndjekë këtë rrjedhë, ndryshe nuk është e plotë. Sapo marrim dashurinë e Perëndisë, ne e japim atë. Mund të zgjedhim të duam të tjerët me bujari. Mund t’i duam aq thellë dhe pa kushte sa Perëndia na deshi neve.


Lutje

Zot, unë nuk dua që dashuria Jote të bëhet e plogësht në mua. Më ndihmo që jo vetëm të marr dashurinë Tënde, por edhe të kompletoj procesin duke zgjedhur të dua të tjerët bujarisht.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon