Dëgjo dhe Bindu

Dëgjo dhe Bindu

Dhe Simoni (Pjetri), duke u përgjigjur, i tha: «Mjeshtër, u munduam gjithë natën[shterueshëm] dhe nuk zumë asgjë [në rrjetat tona]; por, mbi fjalën tënde, do ta hedh rrjetën [sërisht]». (LUKA 5:5)

Perëndia ka bekime dhe mundësi të reja të rezervuara për ne. Për t’i marrë ato ne duhet të dëgjojmë zërin e Tij që të mund t’i perceptojmë ato dhe të marrim hapa besimi drejt tyre. Kjo shpesh do të thotë të bëjmë gjëra që nuk na pëlqen t’i bëjmë, mund të mos mendojmë se do të funksionojnë, ose mund të mos ndjehen të rëndësishme. Por besimi dhe nderimi ynë ndaj Perëndisë duhet të jetë më i madh se sa ne duam personalisht, mendojmë ose ndiejmë.

Ne shohim një shembull perfekt për këtë tek Luka 5. Pjetri dhe disa dishepuj të tjerë kishin qenë duke peshkuar gjithë natën; ata nuk kishin kapur asgjë. Ata ishin të lodhur; në fakt, ata ishin të shteruar. Kishin nevojë për një gjumë të mirë dhe me shumë mundësi dëshironin një vakt të mirë ushqimi. Ata sapo kishin mbaruar së lari dhe pastruari rrjetat e tyre, gjë që është një punë e madhe.

Më pas Jezusi u shfaq në bregun e liqenit dhe i tha atyre që nëse ata dëshironin të kapnin peshq, duhet të hidhnin sërisht rrjetat e tyre, por këtë herë në ujëra të thella. Pjetri shpjegoi se ata kishin punuar fort gjatë të gjithë natës dhe nuk kishin kapur asgjë, dhe tani ishin të lodhur. Por ai gjithashtu ra dakord të përpiqeshin sërisht sepse Jezusi u kishte thënë të vepronin ashtu.

Ky është ai lloj qëndrimi që Zoti dëshiron që ne të kemi. Ne mund të ndihemi sikur nuk po bëjmë asgjë; mund të mos duam ta bëjmë ; ndoshta mendojmë se nuk është ide e mirë; mund të kemi frikë se nuk do të funksionojë, por ne duhet të jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe t’i bindemi Perëndisë kur Ai na flet ne.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ji i gatshëm t’i bindesh Perëndisë edhe nëse nuk ndjen se dëshiron ta bësh. Ai ka gjëra të mëdha të rezervuara për ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon