Dëgjo Me Frymën Tënde

Dëgjo Me Frymën Tënde

Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por nuk e di nga vjen dhe ku po shkon; kështu është edhe çdo njeri që është lindur nga Fryma.(GJONI 3:8)

Kur ne lindemi sërisht, ne jemi të gjallë në frymën tonë dhe bëhemi të ndjeshëm ndaj zërit të Perëndisë. Ne dëgjojmë pëshpërimën e Tij edhe pse ne nuk mund të themi se nga vjen. Ai flet butësisht për të na bindur, korrigjuar, dhe për të na drejtuar me një zë të qetë, të ëmbël në zemrat tona.

Ne mund të komunikojmë me qeniet njerëzore duke përdorur gojën tonë, shprehjet e fytyrës, gjestet dhe gjuhën e trupit, por kur ne duam të komunikojmë me Perëndinë, ne duhet ta bëjmë këtë me frymën tonë.

Perëndia i flet qenieve tona të brendshme përmes komunikimit direkt, përmes intuitës (një ndjesi dallimi e pashpjegueshme), dhe përmes ndërgjegjes tonë ( bindjet tona bazë për të drejtën dhe të gabuarën), dhe përmes paqes. Frymët tona mund të njohin gjëra që mendjet tona natyrore nuk mund ti kuptojnë dot.

Për shembull, kur ne jemi të ndjeshëm ndaj zërit të Perëndisë, ne mund të shohim një situatë që duket e drejtë, por në mënyrë intuitive ne e dimë që diçka nuk shkon me të. Ky “kontroll” në frymën tonë synon të na mbajë ne larg përfshirjes me dikë që ne nuk duhet të biem dakord ose të përfshihemi në diçka që nuk duhet të marrim pjesë.

Kushtojini vëmendje gjërave që ndjeni në zemrën tuaj dhe frymën tuaj sepse aty Perëndia do t’ju flasë fjalë udhëzimi, inkurajimi, paralajmërimi dhe ngushëllimi.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kushtojini vëmendje “sinjaleve” në frymën tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon