Dëgjo me kujdes

Dëgjo me kujdes

Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë që ju matni, do t’ju matet juve; edhe juve që dëgjoni do t’ju jepet edhe më.” (MARKU 4:24)

Bibla thotë se në ditët e fundit shumë profetë të rremë do të ngrihen dhe do t’u thonë njerëzve fjalë gudulisëse për veshët. Njerëzit do të kërkojnë dikë që do t’u thotë diçka të kënaqshme dhe që të bën të ndihesh mirë. Për të përmbushur dëshirat e tyre, ata do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’i kthejnë drejt përrallave (shiko 2 Timoteut 4:3-4). Ata do t’i kthehen metodave që mund të quhen “shpirtërore”, por që nuk janë të sigurta në Mbretërinë e Perëndisë. Ato janë “frymërore”, por vijnë nga fryma e gabuar!

Kurrë më parë nuk kemi parë një dyndje të tillë të psikologjive që konkurrojnë për një vesh të gatshëm. Shfaqjet televizive paraqesin mediume që pretendojnë se komunikojnë me të vdekur. Këta njerëz në fakt komunikojnë me frymëra familjare që tregojnë gjysmë të vërteta për të kaluarën dhe gënjeshtra për të ardhmen. Kjo është rreptësishtë e ndaluar në Shkrime (shiko Levitiku 20:6-7), por gjithsesi të krishterët vazhdojnë të lexojnë horoskopin dhe të konsultohen me parashikues fati – pastaj vrasin mendjes se përse jetojnë në konfuzion dhe nuk kanë paqe.

Duhet të kuptojmë se është gabim të kërkojmë udhëzime për jetën tonë përmes ndonjë gjëje tjetër përveçse vetë Perëndisë. Nëse ke qenë në ndonjë aktivitet të këtij lloji, të nxis të pendohesh plotësisht; kërkoji Perëndisë të të falë; dhe largohu plotësisht nga të tilla praktika. Vetëm Perëndia ka gjithë përgjigjet që të duhen.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos luaj me zjarrin sepse do të digjesh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon