Dëshira Jonë Më E Madhe

Dëshira Jonë Më E Madhe

Nuk do të kenë as uri, as etje, nuk do të goditen më as nga vapa, as nga dielli, sepse ai që ka mëshirë për ta do t’i udhëheqë dhe do t’i çojë te burimet e ujit. (ISAIA 49:10)

Perëndia nuk dëshiron që ne të duam diçka tjetër më shumë se sa Vetë Atë. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të duam asgjë, por nuk duhet të duam asgjë më shumë se sa Perëndinë. Ai dëshiron që ne të jetojmë në realitetin e pranisë së Tij çdo ditë dhe të jemi plotësisht të kënaqur me Të.

Vargu i sotëm na flet për mirazhet. Ne jemi të etur për Perëndinë, por nëse nuk e kuptojmë që Ai është i Vetmi që dëshirojmë, ne mund të çorientohemi lehtësisht, njësoj si çorienton një mirazh udhëtarët e etur në shkretëtirë. Satani mund të na mashtrojë neve duke na bërë të fokusohemi mbi gjëra që nuk do të na kënaqin kur‑ rë. Asgjë nuk mund të na kënaqë veç Perëndisë, ndaj duhet të vendosim plotësisht ta kërkomë atë. Nëse i japim atij vendin e parë që i takon në dëshirat tona, mendi‑ met, bisedat dhe zgjedhjet, etja jonë me të vërtetë do të shuhet dhe ne nuk do të shkojmë në rrugë të gabuar.

Ne kemi nevoja legjitime, dhe Perëndia dëshiron t’i përmbushë ato. Nëse kërkojmë fytyrën e Tij (prezencën), ne do të shohim që dora e Tij është gjithmonë e shtrirë për të na ndihmuar. Sidoqoftë, nëse kërkojmë gjëra, mund të mashtrohemi lehtë dhe mund të zbulojmë se kemi humbur një pjesë të madhe të jetës sonë duke u udhëhequr nga mirazhe ‑ gjëra që dukeshin se ishin ato që na duheshin, por nuk ishin asgjë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia ka gjithçka që të nevojitet.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon