Dëshmia E Frymës Së Shenjtë

Dëshmia E Frymës Së Shenjtë

…dhe të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe flisnin fjalën e Perëndisë me liri, guxim dhe kurajo. – Veprat 4:31

Ka shumë njerëz të rilindur që nuk janë të lumtur, besimtarë të mbushur me Frymën që nuk e dinë se si mund të qëndrosh i mbushur plot me Frymën e Perëndisë, duke e njohur Atë dhe ndjekur rrugët e Tij çdo ditë. Fryma e Shenjtë është brenda tyre, por ata nuk lejojnë dëshminë e Tij të shfaqet në jetët e tyre të përditshme.

Ashtu si mund të mbushësh gjysmë plot një gotë me ujë. Kështu ndodh edhe me ne, kur rilindim, kemi Frymën e Shenjtë brenda nesh, por nuk jemi të mbushur plotësisht dhe nuk kemi dëshminë e fuqisë së Tij në jetët tona.

Libri i Veprave 4:31 na raporton se, pasi njerëzit u mbushën me Frymën e Shenjtë, ata folën Fjalën e Perëndisë me liri, guxim dhe kurajo.

Perëndia nuk kënaqet, kur njerëzit e lënë Atë jashtë nga jeta e tyre e përditshme, dhe më pas ndjekin formulat fetare, kur përpiqen ta kënaqin. Në vend të kësaj, Ai do që të jetojmë të mbushur me Frymën, jetën e lirisë, guximit dhe kurajos.

Ju nxis të lejoni Perëndinë të punojë lirisht në çdo fushë të jetës suaj, përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë.


Lutje

Perëndi, dua të mbushem me Frymën e Shenjtë çdo ditë. Më ndihmo të jetoj në liri, guxim dhe kurajo që i kam përmes Frymës së Shenjtë për çdo ditë të jetës time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon