Dil në Temë

Dil në Temë

Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.(FILIPIANËVE 4:6)

Më kujtohet një kohë në udhëtimin tim me Perëndinë kur Ai më sfidoi të bëja një përpjekje t’i kërkoja Atij çfarë dëshiroja apo kisha nevojë në sa më pak fjalë të ishte e mundur. Kam pasur një zakon të keq që flisja shumë gjatë kur lutesha. Vazhdoja dhe vazhdoja pafund sepse kisha idenë e gabuar që lutjet e shkurtra nuk ishin lutje të mira. Sigurisht, lutjet e gjata janë lutje të mira gjithashtu, nëse janë të sinqerta dhe të domosdoshme.

Kur Perëndia më sfidoi t’i parashtroja kërkesën time Atij në sa më pak fjalë që ishte e mundur, Ai thjesht më kërkoi të isha koncize dhe e drejtpërdrejtë dhe më pas të prisja për Të për pak kohë përpara se të kaloja tek çështja tjetër për të cilën doja të lutesha. Kur veprova kështu, nuk e besoja dot fuqinë që erdhi në jetën time të lutjes. Deri më sot, kur lutem në atë mënyrë, ndiej më shumë fuqinë dhe praninë e Frymës së Shenjtë sesa kur vazhdoj, vazhdoj dhe vazhdoj. Kam mësuar se disa nga lutjet më të fuqishme, më efektive që mund të lutem janë gjëra të tilla si, “Faleminderit, Zot”, “Oh, Zot, kam nevojë për urtësinë tënde”, “Më jep forcë të vazhdoj, Zot” ose “ Të dua, Jezus. ” Dhe ndoshta më e fuqishmja nga të gjitha: “Ndihmë !!!!!!!” E kuptoni? Vetëm pak fjalë do të na lidhin ne me qiellin ndërsa thërrasim Zotin për të na ndihmuar. Nuk është gjatësia e lutjeve tona që i bën ato të jenë efektive, por sinqeriteti dhe besimi që qëndrojnë pas tyre.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Cilësia është gjithmonë më e mirë se sasia, kjo është e vërtetë edhe për lutjen.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon