Duke rendur mbas njohurisë së duhur

duke rendur mbas njohurisë së duhur

Sepse e vendosa (që të mos njihem nga asgjë, të mos mburrem me njohurinë dhe të jem i ndërgjegjshëm për asgjë) që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit (Mesias) edhe atë të kryqëzuar. – 1 Korintasve 2:2

Shumë të krishterë vuajnë sepse janë të zënë duke kërkuar njohurinë mishore më shumë se Fjalën e Perëndisë. Zoti vet tha se populli im vdes për mungesë njohurish… (Osea 4:6).

Pali ishte një burrë i edukuar, me njohuri të mirë mishore. Ai e shikonte veten më lartë se të tjerët dhe madje përpiqej të vriste të Krishterët. Fatmirësisht, Perëndia kishte plane të tjera për të dhe i’u zbulua Palit në një mënyrë që ndryshoi jetën e tij përgjithmonë.

Kur Pali kuptoi që të kërkonte njohurinë mishore as nuk krahasohej me rëndësinë e njohurisë frymërore, ai vendosi të kërkonte këtë të fundit.

Ashtu si Pali, ne duhet të kuptojmë rëndësinë e të mësuarit të gjërave frymërore. Në vend që të kërkojmë gjërat e botës dhe të mbushim kokën me gjëra që nuk kanë rëndësi, duhet të lexojmë, studiojmë, meditojmë dhe të mbushim mendjet me Fjalën e Perëndisë.

Mund t’ju them nga përvoja se të njihni Perëndinë, do të ndryshojë jetën tuaj. E transformoi Palin në një nga të krishterët më të mëdhenj që ka jetuar, dhe mund t’ju transformojë dhe drejtojë ju në planin e mrekullueshëm në Krishtin.

Ju inkurajoj të kërkoni njohurinë frymërore që gjendet në Fjalën e Perëndisë. Sa më shumë nga Fjala e Perëndisë në zemrën dhe mendjen tuaj, do t’ju ndihmojë të gjeni atë për të cilën po kërkoni.


Lutje

Zot, unë nuk dua që koha ime të shkojë dëm duke kërkuar njohurinë mishore që nuk ka rëndësi. Ashtu si Pali, më ndihmo të rend më shumë se gjithçka tjetër mbas njohurisë frymërore që gjendet duke të njohur Ty dhe Fjalën Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon