Por Moisiu i tha popullit: “Mos kini frikë, qëndroni dhe çlirimi do të vijë nga Zoti, i cili do ta bëjë sot për ju; sepse egjiptasit që shihni sot, nuk do t’i shihni më kurrë. EKSODI 14:13
Jezusi tha që djalli është gënjeshtar dhe ati i të gjitha gënjeshtrave (Gjoni 8:44). E vërteta nuk është në të. Ai përpiqet të përdorë gënjeshtrën për të mashtruar popullin e Perëndisë në frikë, në mënyrë që ata të mos jenë aq të guximshëm sa t’i binden Zotit dhe të korrin bekimet që Ai ka rezervuar për ta.
Shpesh frika nga diçka është më e keqe se vetë gjëja. Nëse do të jemi të guximshëm dhe të vendosur për të bërë çfarëdo që kemi frikë, do të zbulojmë se nuk është aq e keqe sa mendonim se do të ishte.
Përgjatë Fjalës së Perëndisë ne gjejmë Zotin duke i thënë popullit të Tij: “Mos kini frikë”. Unë besoj se arsyeja që Ai e bëri këtë ishte për t’i inkurajuar ata që të mos lejonin Satanin t’u grabiste bekimin e tyre.
Në të njëjtën mënyrë, për shkak se Ai e di se ne priremi të kemi frikë, Zoti vazhdon të na nxisë dhe të na inkurajojë që të ngulmojmë për të bërë vullnetin e Tij para nesh. Pse? Sepse Ai e di se bekime të mëdha na presin.
Armiku dëshiron t’ju thotë se situata juaj aktuale është dëshmi se e ardhmja juaj do të jetë një dështim, por Bibla na mëson se pavarësisht nga rrethanat tona aktuale, asgjë nuk është e pamundur me Perëndinë (Marku 9:23).
Ka një fitore të ruajtur për jetën tënde nëse do t’i vendosësh në praktikë këto fjalë: Mos ki frikë.