E Vërteta Do Të Të Bëjë Të Lirë

E Vërteta Do Të Të Bëjë Të Lirë

…do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë. – Gjoni 8:32

Përfundimisht, ne nuk mund të lëvizim përtej asaj që mendojmë dhe besojmë se është e vërteta.

Shumë njerëz sot as nuk përpiqen të mendojnë në mënyrë të arsyeshme se në çfarë besojnë dhe përfundojnë duke ndërtuar gjithë jetën e tyre në besime që nuk janë të vërteta. Çfarëdo që media, një i famshëm apo një grup miqsh mund të thonë, këto bëhen papritur “e vërteta” për njerëz, të cilët vendosin të besojnë në to.

Të besoni se çfarë të tjerët thonë , në vend që të shqyrtoni Fjalën e Perëndisë, në të vërtetë do t’ju kufizojë dhe pengojë nga të bërit e asaj, për të cilën Perëndia ju krijoi. Nëse ju do të luftoni për të vërtetën, përqafojeni atë dhe ndërtojeni jetën tuaj mbi të, atëherë do të keni sukses në çdo përpjekje.

Nëse dëshironi të ecni në rrugën e duhur me të vërtetën e Perëndisë, duhet të flisni me Të çdo ditë dhe ta bëni këtë prioritet. Unë nuk mund t’ju nxis mjaftueshëm sa duhet, që të flisni me Të përmes lutjeve, duke lexuar Fjalën e Tij, duke adhuruar apo të jeni në praninë dhe udhëheqjen e Tij përgjatë ditës.

Kur ju e njihni Perëndinë, ju e dini të Vërtetën. Të jetoni në të Vërtetën e Tij, do të sjellë paqe, liri dhe gëzim në jetën tuaj.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të kufizohem nga mendimet dhe besimet e mia për çfarë e vërteta është. Ti je i vetmi burim i së Vërtetës. Ndërsa kaloj kohë duke folur me Ty, më trego dhe udhëhiq në të vërtetën tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon