Fryma e Hirit

Fryma e Hirit

Kushdo, që hedh poshtë ligjin e Moisiut, vritet pa mëshirë në bazë të dy ose tre dëshmitarëve. Ç’dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit? ( HEBRENJVE 10:28-29)

Fryma e Shenjtë është Fryma e Hirit. Hiri është fuqia e Frymës së Shenjtë për të bërë me lehtësi atë që ne nuk mund ta bëjmë duke punuar në të. Por së pari, është fuqia që na mundëson të jemi të drejtë me Perëndinë, në mënyrë që Ai të mund të jetojë në ne dhe ne të mund të bëhemi banesa e Tij. Me Frymën e Shenjtë brenda nesh, ne mund të arrijmë që brenda zemrave tona të tërheqim fuqinë e Frymës të Hirit për të bërë atë që nuk mund ta bëjmë duke u përpjekur me fuqinë tonë.

Për shembull, kam kaluar vite duke u përpjekur të ndryshoj veten, sepse pashë kaq shumë defekte në karakterin tim. Shumicën e kohës ndihesha e frustruar sepse gjithë përpjekja dhe puna ime e palodhur nuk po prodhonin ndryshim. Nëse do ta kuptoja se po thosha gjëra të pahijshme që nuk duhej t’i thoja, do të vendosja të ndaloja. Por, pavarësisht se çfarë bëja, nuk mund të ndryshoja dhe ndonjëherë më dukej se bëhesha më keq.

Më në fund, i thirra Zotit, duke pranuar se nuk mund të përpiqesha më të ndryshoja. Në atë moment, dëgjova Zotin t’i fliste zemrës sime: “Mirë. Tani mund të bëj diçka në jetën tënde.”

Kur Perëndia bën ndryshimet në jetën tonë, Perëndia merr lavdinë; prandaj, Ai nuk do të na lërë të ndryshojmë veten. Kur përpiqemi të ndryshojmë pa u mbështetur te Zoti, ne e lëmë Atë “jashtë loje”. Në vend që të përpiqemi të ndryshojmë veten, ne thjesht duhet t’i kërkojmë Atij të na ndryshojë dhe më pas ta lëmë Frymë e Tij të Hirit të punojë në ne.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos u përpiq kurrë të bësh diçka pa i kërkuar Perëndisë të të ndihmojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon