Fryma e Përgjërimit

Fryma e Përgjërimit

Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jerusalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; (ZAKARIA 12:10)

Sipas vargut për sot, Fryma e Shenjtë është Fryma e Përgjërimit, që do të thotë se është Fryma e Lutjes. Fryma e Shenjtë na jep dëshirën për t’u lutur, e cila është një nga mënyrat se si Ai na flet. Ne mund të mos e kuptojmë sa shpesh na drejton Ai ne për t’u lutur dhe ne mendojmë se thjesht kemi në mendje një person apo situatë të caktuar. Të mësosh të dallosh kur Perëndia po të kërkon të lutesh merr kohë dhe është një mësim që unë e kam mësuar nga praktika.

Një të hënë fillova të mendoj për një pastor që njoh. Gjatë tre ditëve të ardhshme, ai më erdhi në mendje vazhdimisht. Të mërkurën, e pashë sekretaren e tij kur shkova në një takim në një vend pune dhe menjëherë e pyeta se si po kalonte. Zbulova se pastori kishte qenë i sëmurë atë javë dhe, përveç kësaj, ai kishte mësuar se babai i tij ishte diagnostikuar me kancer që po përhapej në të gjithë trupin e tij.
Menjëherë e kuptova pse ai pastor kishte qenë në zemrën time kaq shumë këtë javë. Duhet të pranoj që nuk isha lutur për të. Thjesht kisha menduar për të. Sigurisht, u ndjeva keq, kisha humbur drejtimin e Frymës së Shenjtë, por jam e sigurt se Perëndia përdori të tjerë për t’u lutur për të dhe për t’i shërbyer atij ndërsa unë mora këtë mësim kaq të rëndësishëm për dëgjimin e zërit të Tij.

Kur gjëra të tilla na ndodhin, nuk duhet të ndihemi të ndëshkuar. Ne thjesht po mësojmë. Fryma e Përgjërimit jeton brenda nesh, na udhëheq dhe na flet. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi në ndjeshmërinë tonë ndaj udhëheqjes së Tij, që të lutemi për të tjerët kur ai na e kërkon këtë dhe të shohim Perëndinë duke bërë gjëra të mëdha në jetët e tyre.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Është më mirë të lutesh për dikë se sa thjesht të mendosh për të.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon