Fryma Kundrejt Mishit

Fryma Kundrejt Mishit

Por po them: Ecni [dhe jetoni rregullisht] në Frymë [ të ndjeshëm dhe të kontrolluar dhe të udhëhequr nga Fryma] dhe nuk do të përmbushni dëshirat e mishit [natyra njerëzore pa Perëndinë], (GALATASVE 5:16)

Ashtu si një kalë që është stërvitur për të mbajtur veshin e tij gjithnjë në rregull me zërin e padronit të tij, ne duhet të jemi të gatshëm ta ndjekim Zotin në të gjitha drejtimet e Tij, jo vetëm ato për të cilat ndihemi mirë ose me të cilat rastësisht pajtohemi. Nuk do të na pëlqejë gjithmonë çfarë dëgjojmë nga Perëndia të na thotë për të bërë.

Ne duhet ta kuptojmë se për të ndjekur Zotin, duhet t’i thuash jo mishit dhe kur kjo ndodh, mishi vuan. Ka raste kur ne jemi duke galopuar me shpejtësi të plotë në një drejtim kur papritmas Mjeshtri na thotë të ndalemi dhe na thotë të shkojmë në një drejtim tjetër. Është e dhimbshme për ne kur nuk marrim atë që duam, por në fund e kuptojmë se rrugët e Zotit janë gjithmonë më të mirat.

Në vargun e sotëm, apostulli Pal shkruan për konfliktin midis Frymës dhe mishit. Nëse ne ndjekim udhëheqjen e Frymës, ne nuk do të kënaqim ose përmbushim dëshirat e mishit që na çon larg nga mirësia e Perëndisë. Ky varg nuk thotë që dëshirat e mishit do të zhduken; ne gjithmonë duhet të luftojmë me to. Por nëse ne zgjedhim të drejtohemi nga Fryma, ne nuk do të përmbushim dëshirat mishore – dhe djalli nuk do bëjë çfarë të dojë.

Ne do të ndjejmë një luftë brenda nesh ndërsa zgjedhim të ndjekim udhëheqjen e Perëndisë. Mishi ynë dhe Fryma e Perëndisë zakonisht nuk bien dakord dhe ne tundohemi ta rehatojmë mishin tonë. Por, ne të gjithë duhet të mësojmë t’i dorëzohemi Frymës së Perëndisë dhe të mundim dëshirat e mishit dhe tundimet. Vendosni sot që ju nuk do ta lejoni mishin tuaj t’ju drejtojë, por që ju do të udhëhiqeni nga Fryma e Perëndisë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia dëshiron t’ju japë ju më të mirën.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon