Fryti në Jetën Tuaj

Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira. MATEU 7:18

Gjatë viteve të mia të para në shërbesë, e kaloja pjesën më të madhe të kohës së lutjes duke i kërkuar Perëndisë dhunti të fuqishme dhe dinamike që do të më ndihmonin të isha efektive në shërbesë. Unë fokusohesha tek dhuntitë që kisha nevojë, por nuk mendoja shumë për frytin e Frymës. Më duhet ta pranoj që isha më e shqetësuar për fuqinë sesa për karakterin e perëndishëm.

Më pas, një ditë Zoti më bëri përshtypje: “Joyce, nëse do të kishe dhënë edhe gjysmën e energjisë dhe kohës për t’u lutur dhe përpjekur në zhvillimin e frytit të Frymës, sa dhe për dhuntitë, do t’i kishe të dyja tashmë.”

Si të krishterë, shumë prej nesh lutemi që Perëndia të na japë fuqi frymërore, por prioriteti ynë i parë vërtetë duhet të jetë zhvillimi i frytit të Frymës – dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Sa më pranë Perëndisë të jemi, aq më shumë fryt do të prodhojmë natyrshëm.

Ne njihemi nga fryti ynë dhe jo nga dhuntitë tona. Kur njerëzit shohin frytin e Frymës së Perëndisë në jetën tuaj, ata mund të shohin çfarë Perëndia është duke bërë në zemrën tuaj. Unë ju inkurajoj sot t’i kërkoni Perëndisë të kultivojë frytin e Frymës së Shenjtë në jetën tuaj çdo ditë. Nëse do të fokusoheni tek fryti, fuqia do t’ju ndjekë.


Njerëzit dëshirojnë të shohin nëse çfarë t’i ke është e vërtetë përpara se ato të dëgjojnë se çfarë ti thua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon